Ballina Flash

Rama: Mali i Thatë, shtegu turistik i preferuar në këtë periudhë

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Mali i Thatë, që  është shndërruar në një destinacion turistik të preferuar.

Rama nënvizoi se, Mali i Thatë tanimë është shtegu turistik i preferuar në këtë periudhë nga të apasionuarit pas natyrës dhe dëborës.

Kreu i qeverisë theksoi se, Mali i Thatë ofron një pamje fantastike të liqenit të Pogradecit dhe Prespës.

Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë dhe gjatë dimrit është i mbuluar nga bora.

Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a përrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit.

Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit.

Maja e tij nuk është e mprehtë por përkundrazi, ajo është e rrafshtë, e sheshtë dhe me gropa karstike.

Maja më e lartë e tij është Pllaja e Pusit , e cila është 2287 m mbi nivelin e detit.

Ky mal ka një shtrirje rreth 25 km nga veriu në jugë dhe është i gjerë rreth 8 km në pjesën qendrore të vet.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeleshi: Shqipëria, përkushtim të vërtetë ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon e në botë
Artikulli tjetër30 mijë vizitorë në Muzeun e Artit Mesjetar, gjatë vitit 2023