Ballina Ekonomi

BSH: Kredia e re për ekonominë në vlerën 29.2 miliardë lekë në gusht

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Banka e Shqipërisë bëri të ditur se për muajin gusht kredia e re për ekonominë shënoi vlerën 29.2 miliardë lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, ky tregues shënoi rritje me 6.6 %.

Rritja më e madhe e kredisë rezultoi në segmentin e individëve dhe korporatave.

Kredia e re për muajin gusht u rrit paralelisht si për bizneset, me 7.5 %, ashtu edhe për individët, me 5.5 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për të gjithë 8-mujorin e vitit, vlera e kredisë së re të dhënë nga sektori bankar arriti në 191.2 miliardë lekë, në rritje me 1.7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bëri të ditur BSH-ja.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI -“Luftwaffe” i bashkohet mbrojtjes së krahut lindor të NATO-s
Artikulli tjetërRama në Berlin: Shqipëria, vlerë neto në BE sa i takon paqes dhe sigurisë