Ballina Aktualitet

Xhaçka: 809 shqiptarë në ishujt grekë pajisen pranë vendbanimit me dokumente biometrike

TIRANË,4 maj /ATSH – I. Vata/ Finalizohet me sukses projekti “Ishulli 2023” për ofrimin e shërbimeve për pajisje me dokumente biometrike për shqiptarët në Kretë e Rodos.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila njofton se 809 shtetas shqiptarë me banim në Greqi, kanë përfituar shërbime për pajisje me dokumente biometrikë.

“MEPJ dhe ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi finalizuan me sukses projektin “Ishulli 2023” për ofrimin e shërbimeve për pajisje me dokumente biometrikë për të gjitha kërkesat e dërguara nga bashkatdhetarët tanë me banim në Kretë, Rodos dhe ishujt përreth”, u shpreh Xhaçka.

“809 shtetas shqiptarë me banim në Greqi, nga bebe të porsalindura e deri te personat në moshë të thyer, kanë përfituar shërbimin, duke reduktuar kostot e dokumenteve të tyre biometrikë si dhe distancat e largëta. Projekti zbatohet për të tretin vit radhazi në bashkëpunim me autoritetet greke”, shkruan Xhaçka.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPajisje të teknologjisë së lartë me mbështetjen e IPARD, Krifca: Modeli i fermës ku po orientohet blegtoria
Artikulli tjetërFOKUS – NATO: Rusia mund të sulmojë kabllot nënujore të Evropës dhe SHBA-së