Ballina Flash

Kosovë-Shqipëri, në fokus zhvillimi i lidhjeve hekurudhore me mbështetjen e AFD-së

PRISHTINË, 02 nëntor /ATSH/ Zhvillimi i lidhjeve hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ishte në fokus të takimit të ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, me drejtorin e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) për Ballkanin Perëndimor, Arnaud Dauphin.

Gjatë takimit, palët diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në projektet hekurudhore, si dhe për avancimin e bashkëpunimit trepalësh ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe AFD-së.

Sipas njoftimit, bashkëpunimi synon zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjeve hekurudhore ndërmjet dy vendeve, lehtësimin e transportit dhe forcimin e zhvillimit ekonomik rajonal.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBELGJIKË – Kryeministri De Wever drejt dorëheqjes pas dështimit të negociatave për buxhetin
Artikulli tjetërFOKUS – Bie çmimi i naftës pas sinjaleve për zgjidhje diplomatike të konfliktit SHBA-Iran