Ballina Flash

Spahiu diskuton me ekipet mjekësore në Mirditë e Kurbin për përmirësimin e shërbimeve

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu, e shoqëruar nga drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Lezhë Ermal Nufi, zhvilloi një vizitë në strukturat spitalore të Mirditës dhe Kurbinit, ku u takua me ekipet mjekësore për të diskutuar mbi përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Gjatë bashkëbisedimit me mjekët dhe personelin shëndetësor, Spahiu dëgjoi sugjerimet dhe propozimet e tyre lidhur me nevojat e strukturave spitalore dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve të punës.

Sipas Spahiut, përvoja e profesionistëve të shëndetësisë dhe njohja nga afër e problematikave në terren janë të rëndësishme për identifikimin e zgjidhjeve konkrete, me synim përmirësimin e cilësisë së kujdesit ndaj pacientëve.

Takimet në strukturat shëndetësore synojnë evidentimin e nevojave dhe marrjen në konsideratë të propozimeve të personelit mjekësor për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

/e.i/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Do të vazhdojmë presionin ndaj Rusisë pas marrëveshjes Trump-Putin për naftën
Artikulli tjetërFOKUS – Serbia pa udhërrëfyes integrimi nga BE, kryesojnë Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia