Ballina Ekonomi

Korça mirëpret Festën e Birrës në Drenovë, edicioni jubilar i 20-vjetorit nis më 12 gusht

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Nga data 12 gusht deri më 16 gusht, do të zhvillohet Festa e Birrës në Korçë, një prej ngjarjeve më të mëdha verore në vend, i cili këtë vit shënon edicionin jubilar të 20-vjetorit.

Për herë të parë, festa do të zhvillohet në Polin e Jugut, Drenovë, një hapësirë e re dhe shumë më e madhe, e denjë për të pritur mijëra vizitorë në një nga eventet më të rëndësishme të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ftoi qytetarët dhe vizitorët të bëhen pjesë e festivalit, duke theksuar se hyrja do të jetë pa biletë.

“5 net me muzikë, birrë, shije tradicionale, artistë të njohur dhe atmosferën unike që vetëm Korça di të krijojë”, shkruan Rama.

/m.q/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI kishte dhënë një 12-vjeçari Jet Ski, gjobitet pronari i mjetit lundrues në Dhërmi
Artikulli tjetërFOKUS – Një hap drejt jetës më të gjatë, si riprogramimi i qelizave po hap horizonte të reja