Ballina Aktualitet

Hetimi i Veliajt nga SPAK, Rama: Intimidim i disa personave të marrë në pyetje, njerëz të artit dhe kulturës

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama foli sot për intimidim të dëshmitarëve gjatë hetimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili një ditë më parë u arrestuar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Duke iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjeve të qytetarëve, në rubrikën “Sy m’sy”, në rrjetet sociale, Rama tha se kjo ishte edhe arsyeja se pse hetimin e kreut të bashkisë e kishte ndjekur me vëmendje.

“Rastin e Erionit unë e kam ndjekur për një sërë arsyesh që do të duan kohën e tyre për t’u shpjeguar, ku ajo që më ka shqetësuar shumë seriozisht dhe më ka nxitur të bëhem shumë i vëmendshëm në ndjekjen e këtij rasti, ka qenë intimidimi, e dëgjuat mirë, intimidimi, i disa personave të marrë në pyetje, njerëz të artit dhe kulturës, që u gjenden krejt pafajësisht në situata të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës”, u shpreh Kryeministri. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana, 105 vjet kryeqytet i Shqipërisë
Artikulli tjetërDita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë