Ballina Flash

Kupa e Shqipërisë, luhen në mesjavë takimet e para çerekfinale

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ Rikthehet këtë mesjavë Kupa e Shqipërisë në futboll me takimet e para çerekfinale që do të luhen më 5 dhe 6 shkurt, bën me dije Federata Shqiptare e Furbollit.

Të mërkurën, në orën 13:30, do të zhvillohen dy ndeshje: Bylis – Egnatia dhe Laçi – Partizani. Po në të njëjtën ditë, në orën 17:00, do të luhet takimi AF Elbasani – Vllaznia.

Të enjten është programuar vetëm një takim, Dinamo City – Skënderbeu, i cili do të luhet në orën 17:00.

Kupa e Shqipërisë:

Bylis – Egnatia                          05.02.2025 13:30
Laçi – Partizani                          05.02.2025 13:30
AF Elbasani – Vllaznia                05.02.2025 17:00
Dinamo City – Skënderbeu         06.02.2025 17:00

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Po tentohet kapja nga mazhoranca e Gjykatës Kushtetuese
Artikulli tjetërRaporti i OECD/SIGMA, Pirdeni: Shqipëria pozicionohet lidere rajonale në disa sektorë