TIRANË, 15 janar/ATSH/ Këtë mesjanari dëbora ka mbuluar disa qytete të Shqipërisë, duke ofruar pamje mbresëlënëse.
Petku i bardhë i borës ka mbuluar edhe qytetin e Korçës, ku edhe pse shënohen temperatura të ulëta, nuk mungojnë vizitorët.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga qyteti juglindor i zbardhur nga reshjet e ditëve të fundit.
“Hijeshia e Korçës nën vellon e dëborës”, shkruan Rama.
E konsideruar si Parisi i vogël i Shqipërisë, Korça ofron destinacione tërheqëse për vizitorët edhe përtej zonës urbane, me fshatrat karakteristike që nxisin turizmin alpin. /j.p/






















