Ballina Flash

Mbyllja e zyrave në veri, BE: Të zgjidhet me dialog; Bajrami: Struktura ilegale të drejtuara nga Serbia

PRISHTINË, 15 janar /ATSH/ Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar ndaj deklarimeve të BE-së se veprimet e fundit të Kosovës për mbylljen e strukturave të mbështetura nga Serbia bien ndesh me detyrimet e saj ndaj BE-së, duke thënë se nuk ka struktura të mbështetura nga Serbia në Kosovë.

“Për sqarim: Këto ishin struktura ilegale të drejtuara nga Serbia. Nuk ka marrëveshje që përcakton negociatat për të ardhmen e këtyre strukturave. Operacioni i sotëm i Policisë së Kosovës nuk shkaktoi tensione”, ka shkruar ambasadori Bajrami në X.

BE-ja në një deklaratë për media tha se veprimet e fundit të Kosovës kundër dhe mbyllja e strukturave të mbështetura nga Serbia, të kryera në mes të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, bien ndesh me detyrimet e saj ndaj Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të normalizimit.

“EULEX-i është duke monitoruar sjelljen e këtyre veprimeve të fundit në përputhje me mandatin e tij. Statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia parashikohet të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kosova duhet të demonstrojë dhe të qëndrojë konsistente me detyrimet e saj në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe ri-angazhimit të saj të fundit ndaj tij. Përderisa, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të vitit 2024 për zgjerimin, BE-ja gradualisht do të heqë masat ndaj Kosovës paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për të de-përshkallëzuar tensionet në veri, këto veprime nuk janë të favorshme për këtë qëllim”, thuhet në deklaratë

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEliona Shkreli kryetare e komanduar e degës së Partisë Demokratike të Shkodrës
Artikulli tjetërKosov​ë – Përkujtohen viktimat e gjenocidit në Kosovë