Ballina Ekonomi

Sistemi financiar, inflacioni dhe pagesat, në momentin më të mirë


TIRANË, 6 janar /ATSH/ Sistemi financiar, inflacioni dhe zhvillimet e pagesave kanë pasur progresin më të mirë dhe janë në momentin më të mirë gjatë këtyre viteve që Shqipëria ka pasur.

Kështu u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një videomesazh të publikuar në rrjete sociale teksa u ndal në zhvillimet kryesore makroekonomike gjatë vitit 2024 dhe pritjet për 2025.
Sejko tha se, “ekonomia si pasojë e ndikimit të treguesve pozitivë, ka pasur një rritje të konsiderueshme”
Sipas tij, parashikimet e Bankës së Shqipërisë por edhe të institucioneve ndërkombëtare në afatshkurtër dhe në afatmesëm, janë që do të kemi një rritje të mirë ekonomike midis 3.5 dhe 4%.
“Në lidhje me të ardhmen, parashikimet tona mbeten pozitive, mbështetur kryesisht nga zhvillimet pozitive në terma të rritjes së aktivitetit ekonomik”, deklaroi Guvernatori. /j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKQZ rendit Listën Serbe në fletëvotime – kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje
Artikulli tjetërPRAGË – Republika Çeke arrin objektivin e mbrojtjes së NATO-s për herë të parë që nga 2005