Ballina Ekonomi

DPSHTRR: Mbi 132 mijë mjete nuk kaluan kontrollin teknik

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëri të ditur se 132 714 mjete nuk e kaluan kontrollin teknik gjatë vitit 2024.

Arsyet e ngeljes pas marrjes në testim janë defektet vizuale, sistemi i shkarkimit të gazrave, sistemi i drejtimit apo i frenimit.

Referuar të dhënave, 35,4 % e testimeve të kontrollit teknik janë kryer në Tiranë. Gjithsej u testuan 428 139 mjete.

Ndërkohë, 7949 mjetet me moshë mbi 22-vjeçare janë çregjistruar. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti: Nuk pranoj që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë-Serbi
Artikulli tjetërPARIS – Macron: Kievi duhet të jetë realist për çështjet territoriale