Ballina Flash

I mituri hedh një mjet piroteknik në drejtim të automjetit të KFOR-it

PRISHTINË, 4 janar /ATSH/ Një i mitur ka hedhur një mjet piroteknikë në drejtim të automjetit të KFOR-it në bulevardi “Isa Boletini”, në Mitrovicë.

I menjëhershëm ishte reagimi i Policisë që ndaloi të miturin, duke e shoqëruar në komisariatin e policisë në Mitrovicë, ku dhe u mor në pyetje nga prokurori, i cili vendosi hetimin e tij në gjendje të lirë.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMorinë, kapet 41-vjeçari me 13 420 euro të padeklaruara
Artikulli tjetërBRATISLAVË – Mbështetësit e Ukrainës protestojnë kundër kryeministrit Fico