TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Universiteti i Tiranës do të bashkëpunojë me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në interes të përbashkët të dy institucioneve.
Bashkëpunimi u zyrtarizua nga një marrëveshje e nënshkruar nga Rektori i UT, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, . Klevis Hysa.
Kjo marrëveshje synon bashkëpunimin institucional në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta (Panairet vjetore) që nxisin dhe përkrahin fushën e punësimit, vendosin lidhjet punëdhënës-punëkërkues, rrisin dhe përmirësojnë ekonominë lokale.
Gjithashtu marrëveshja ka për qëllim ndërlidhjen e faqeve web për rritjen e aksesit të publikut në burimet e informacionit për përgatitjen në tregun e punës si dhe sigurimin e kontigjentit dhe promovimin e partneritetit me ndërmarrje bashkëpunuese për zhvillimin e praktikave të punës, si intershipe, programe trajnimi gjatë punës etj.
/a.f/























