Ballina Aktualitet

Rama i uron festën besimtarëve të krishterë me ikonën “Krishtlindja” të shekullit XVII

TIRANE, 24 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi në vigjilje të Krishtlindjes, besimtarët e krishterë me ikonën  “Krishtlindja”, të autorit mësues Kostandini e shekulli XVII, me origjinë nga Kisha e Shën Mëhillit, Vithkuq, Korçë.

“Me këtë ikonë të saporestauruar, që na vjen si dëshmi arti dhe besimi që prej shek. XVII, ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Rama.

Kjo ikonë është pikturuar në atë stil pikturimi që u përhap gjerësisht në trevat e Shqipërisë juglindore dhe në zonën e Maqedonisë në shekullin e 17-të. drejt një fryme antiklasike.

Ikona karakterizohet nga një naivitet i tepruar, paletë të kursyer , vizatim linear por me një interpretim unik, shumë të ndjeshëm dhe artistik. Autori ka nënshkruar “me dorën e Kostandin murgut”, rast ky i vetëm kur një piktor postbizantin e quan veten mësues.

Ikona është pjesë e fondit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.

Besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e shënuar në kalendarin e festave fetare, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.

/k.s/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj uron Krishtlindjen: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
Artikulli tjetërKAZAKISTAN – Rrëzohet një avion pasagjerësh, ende i paqartë numri i viktimave