Ballina Ekonomi

MF: 51,2 miliardë lekë nga tatimi mbi fitimin në buxhet

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 51,2 miliardë lekë.

Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Financave mbi treguesit fiskalë paraprakë, këto të ardhura rezultojnë rreth 6 miliardë lekë më pak se 11-mujori 2023, kur u mblodhën rreth 57 miliardë lekë

Për vitin 2025, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin programohen të jenë 6 miliardë lekë, ose 10.1% më shumë, krahasuar me të pritshmin e vitit 2024.

Ministria e Financave bën të ditur se parashikimi i tatimit mbi fitimin korporativ për vitin 2025 bazohet në të ardhura nga mirëadministrimi, të ardhura shtesë nga Strategjia Afatmesme e të Ardhurave për vitin 2025, si dhe forcimi i kontrollit të deklaratave, bazuar në kriteret e riskut.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak106 vjet nga Kongresi i Durrësit, pati qëllim vazhdimësinë e shtetit shqiptar
Artikulli tjetërVengu uron Krishtlindjen: Krenari për gjithë familjen e madhe të mbrojtjes