Ballina Bota

SIRI – Grupet e armatosura bien dakord të shpërbëhen

BEJRUT, 24 dhjetor /ATSH-DPA/- Udhëheqësit e rinj të Sirisë njoftuan sot se kishin arritur një marrëveshje me grupet rebele të vendit për shpërbërjen dhe integrimin e tyre nën drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa dy punonjës të ndihmës u vranë nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinë në Manbij.

Udhëheqësit e milicive të ndryshme ranë dakord për vendimin pas një takimi me udhëheqësin e ri de fakto, Ahmed al-Sharaa.

Al-Sharaa – i njohur më parë me emrin e tij de guerre Abu Mohammed al-Joulani – e kishte bërë të qartë se ai nuk do të lejonte që grupet e armatosura të vepronin jashtë kontrollit të shtetit.

Hayat Tahrir al-Sham i Al-Sharaa formoi një qeveri kalimtare pasi udhëhoqi aleancën që më në fund rrëzoi Bashar al-Assad më 8 dhjetor.

Vendi është ndarë – që nga shpërthimi i protestave në vitin 2011 dhe një luftë civile me përfshirje ndërkombëtare.

Konflikti vazhdon në veri të vendit, ku milicitë kurde, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër grupit terrorist të Shtetit Islamik, po luftojnë forcat e mbështetura nga Turqia. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja takim me fituesit e Festivalit, mbështetje në rrugëtimin e tyre drejt Eurovision
Artikulli tjetërBesimtarët katolikë festojnë Krishtlindjen, Dodaj nga Katedralja e Shën Palit: Shpresa, lajtmotivi i vitit jubilar