Ballina Ekonomi

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Të ardhurat totale për 11-mujorin e vitit 2024 arritën në rreth 647 miliardë lekë.

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit të periudhës.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 60,5 miliardë lekë më shumë ose 10,3 % më shumë se 11-mujori i vitit 2023.

Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 575,3 miliardë lekë. Shpenzimet rezultuan me një realizim në masën 88,1% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 4,8% më i lartë ose rreth 27 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet korente, për periudhën 11-mujore të vitit 2024, rezultuan në rreth 512,5 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 7,9% më i lartë ose rreth 37,4 miliardë lekë më shumë. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMorën zhavorr në Vjosë, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre persona
Artikulli tjetërCirku Kombëtar feston 65-vjetorin me një shfaqje të veçantë