Ballina Flash

Atmosfera festive në Tiranë “rrëmben” vëmendjen e medias prestigjioze “Reuters”

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Atmosfera festive e krijuar në kryeqytet në sheshin “Skënderbej” ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të huajve.

Media prestigjioze “Reuters” i ka bërë jehonë pamjes magjepsëse që ofron qyteti gjatë orëve të mbrëmjes, ku pemët e Krishtlindjes dhe ndriçimi i vendit të jep një ngrohtësi të ëmbël.

“Një pamje me dron të tregut të Krishtlindjeve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë 18 dhjetor, 2024”, shkruhej poshtë postimit të bërë nga media prestigjioze.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBH – Sarajeva u kërkon qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë për shkak të smogut
Artikulli tjetërMiratohet buxheti i bashkisë Shkodër, Beci: Kryeqendër e rajonit, 45 mln euro investime