Ballina Bota

BH – Sarajeva u kërkon qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë për shkak të smogut

SARAJEVË, 19 dhjetor /ATSH-DPA/ – Shërbimi shëndetësor publik i Bosnje-Hercegovinës u tha banorëve të kryeqytetit Sarajevë të qëndronin në shtëpi, pasi smogu ka përfshirë qytetin.

”Nëse njerëzit duhet të dalin jashtë, ata duhet të mbajnë maska ​​me filtra për të shmangur dëmtimin e shëndetit të tyre”, theksuan autoritetet.

Një mjegull e dendur në ngjyrë kafe është përhapur në qytet që nga mbrëmja e së mërkurës.

Të enjten pothuajse asgjë nuk mund të shihej nga maja e malit Trebevic në pellgun e luginës.

Ishte e dukshme vetëm maja e Kullës Avaz, 172 metra të lartë, e cila strehon grupin mediatik me të njëjtin emër në vend.

Smogu është një problem i përsëritur për qytetin në dimër, kur mjegulla përzihet me ajrin e ndotur nga sistemet e ngrohjes dhe makinat.

Qytetet e tjera të Ballkanit, përfshirë kryeqytetin serb, Beograd, ose kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin, gjithashtu kanë probleme me ndotjen e ajrit në dimër./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla-Berishës: PS, tetë rezoluta e deklarata sa i takon gjenocidit; Arrestove Adem Jasharin
Artikulli tjetërAtmosfera festive në Tiranë “rrëmben” vëmendjen e medias prestigjioze “Reuters”