Ballina Flash

Seanca parlamentare Kosovë-Shqipëri pritet t’i bëjë bashkë Ramën e Kurtin

PRISHTINË, 16 dhjetor/ATSH/ Salla e seancave plenare e Kuvendit të Kosovës do të pres të premten deputetët e Shqipërisë të cilët do të bashkohen në mbledhjen e dy kuvendeve.

Të dy vendet kanë për synim agjendën e përbashkët evropiane. Në këtë mbledhje, të pranishëm pritet të jenë edhe kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Mbledhja e dy kuvendeve, sipas institucioneve në të dy anët e kufirit, vjen si nevojë e koordinimit të agjendës për realizimin e synimeve që përfshijnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkim Evropian dhe integrimet euro-atlantike të Kosovës.

Gjithashtu, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve. /Kosoapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Musk kërkon punonjës në Itali për 256 mijë euro në vit dhe të punojnë nga shtëpia
Artikulli tjetërGJENEVË – ILO: Pothuajse një në katër punëtorë në Evropë është emigrant