Ballina Flash

Rama: Nis puna për ndërtimin e gjimnazit të ri në Manzë, kushte bashkëkohore për 324 nxënës dhe mësues

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Në Manzë, Durrës ka nisur puna për ndërtimin e gjimnazit të ri.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga nisja e punimeve për ndërtimin e gjimnazit.

“Nis puna për ndërtimin e gjimnazit të ri në Manzë, një investim i bashkisë së Durrësit, e cila do të ofrojë kushte bashkëkohore mësimdhënie për 324 nxënësit dhe stafin pedagogjik të kësaj shkolle”, shkruan Rama.

Gjatë ditës së sotme kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektoi nisjen e punimeve për ndërtimin e këtij gjimnazi.

Pas përfundimit gjimnazi do të jetë i pajisur me sistem ngrohje, mjedise sportive, kabinete shkencore dhe informatike, si dhe bibliotekë të pasuruar. Kjo godinë e re do të ofrojë një mjedis mësimor më të mirë dhe më të përshtatshëm për të gjithë nxënësit. /j.p/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama pret Konsullin e Nderit në Austri, diskutohen marrëdhëniet e mira ekonomike dhe politike
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE sanksionon për herë të parë aktivitetet destabilizuese të Rusisë jashtë vendit