Ballina Bota

Rama pret Konsullin e Nderit në Austri, diskutohen marrëdhëniet e mira ekonomike dhe politike

VJENË, 16 dhjetor /ATSH-OTS/- Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Austri, Markus Posset është shprehur i kënaqur për ftesën personale të kryeministrit Edi Rama në Tiranë.

Temat kryesore përfshinë bisedimet ekonomike midis Austrisë dhe Shqipërisë si dhe situata aktuale politike në Austri dhe Bashkimin Evropian.

Në diskutime ishin të pranishëm edhe sipërmarrësi nga Karinti, senatori David Tschikof – Drejtor Menaxhues i Innomatic.ai GmbH  dhe koordinatori Integrimi Instituti Austria, Bahri Troja.

Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira ekonomike dhe politike midis Shqipërisë dhe Austrisë dhe falënderoi konsullin e Nderit Posset – për angazhimin e tij si urëlidhës në Evropë dhe vendet e Ballkanit.

Më tej, kryeministri Rama vlerësoi iniciativat ekonomike, veçanërisht në fushat e inteligjencës artificiale (IA), digjitalizimit dhe investimeve nga konsulli i Nderit Markus Posset, senatori Tschikof dhe koordinatori Integrimi Instituti Austria, Bahri Troja.

“Një Evropë e fortë, e sigurt dhe e bashkuar pa Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit nuk do të funksionojë në të ardhmen, ndaj është e rëndësishme që Shqipëria të bëhet shpejt një anëtare e plotë e Bashkimit Evropian”, tha eksperti i Ballkanit dhe konsulli i nderit, Markus Posset.

“Kryeministri Rama është një mik personal, një politikan largpamës dhe një evropian i flaktë, gjë që është e rëndësishme për marrëdhëniet ekonomike dhe politike”, theksoi ai. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMBZHR: Asnjë rast i ri i murtajës afrikane të derrave që prej 25 nëntorit
Artikulli tjetërRama: Nis puna për ndërtimin e gjimnazit të ri në Manzë, kushte bashkëkohore për 324 nxënës dhe mësues