Ballina Flash

Siguria në Kosovë, kreu i KFOR-it takon ambasadorët e vendeve të NATO-s

PRISHTINË, 12 dhjetor/ATSH/ Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Enrico Barduani priti sot në takim ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 29 vendet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë dhe aktivitetet aktuale të KFOR-it dhe bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar.

“Kam vënë theksin në unitetin e përpjekjeve dhe qëllimit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe sigurinë rajonale”, tha komandanti i KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Eksportet gjermane të armëve drejt Turqisë në nivelin më të lartë
Artikulli tjetërKolë Idromeno, mjeshtri i pikturës shqiptare