Ballina Aktualitet

Sekuestrohen rreth 767 steka me cigare të dyshuara kontrabandë në Tiranë, një i arrestuar

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht, pasi tregtonin steka me cigare të dyshuara kontrabandë, në kuadër të operacionit të koduar “Hide 2”.

Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës për Operacionet Speciale dhe Kërkimin.

“Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi D. Y., 52 vjeç, banues në Tiranë, dhe u proceduan shtetasit E. Sh., 33 vjeç, M. D., 56 vjeç, dhe M. A., 65 vjeç”, njofton Policia.

Policia bën me dije se “gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në 10 subjekte tregtare dhe në disa prej tyre, shërbimet e Policisë gjetën rreth 767 steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, pa pullën fiskale të miratuar nga Ministria e Financave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManja-opozitës: Opinioni i Venecias na dha të drejtë ne e jo ju, jeni në efektet e listave
Artikulli tjetërSHBA – Biden ul 1 500 dënime dhe fal 39 persona në aktin më të madh të faljes