Ballina Flash

Urdhri “Dr. Ibrahim Rugova” për Hovenier, Osmani: Më shumë se një ambasador

PRISHTINË, 11 dhjetor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ndarë urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jeffrey Hovenier, duke e vlerësuar atë si një mbështetës përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-të.

Presidentja Osmani, e cila publikoi një video nga ky moment, tha se ambasadori Hovenier për Kosovën “ishte më shumë se një Ambasador”. “Urdhri “Dr.Ibrahim Rugova”, për Jeff Hovenier – i cili për Kosovën ishte më shumë se një Ambasador. Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur raportonte për masakrën e Reçakut, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-të”, tha Osmani.

Ambasadori Hovenier mori urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” nga presidentja e Osmani, u emocionua gjatë fjalës së tij në ceremoni, “këtë mbrëmje më kanë humbur fjalët’.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Plan Kombëtar Veprimi për parandalimin e dhunës dhe rritjen e sigurisë në shkolla
Artikulli tjetërFOKUS – OBSH: Të paktën 20% e 15 deri 49-vjeçarëve në mbarë botën kanë herpes gjenital