Ballina Ekonomi

Kadastra, 77 vendime legalizimi për Korçën

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës po vijon të përshpejtojë procesin e legalizimeve në shkallë vendi.

Kadastra njoftoi sot për marrjen e 77 vendimeve të reja legalizimi për Korçën.

Në faqen zyrtare të saj, Kadastra ka publikuar emrat e 77 përfituesve të Vendimit për Legalizimin e Ndërtimit Informal, për banorët aplikues pranë Drejtorisë Vendore të ASHK Korçë.

Gjithashtu Kadastra ndau dhe linkun ku gjenden emrat e përfituesve: https://www.ashk.gov.al/…/VENDIME-1040-NENTOR-2024…

Vendimin e përfituar qytetarët mund ta regjistrojnë vetëm pas 30 ditësh nga data e publikimit të vendimit, duke aplikuar për regjistrimin e tij si dhe për pajisjen me certifikatë pronësie, kartelë pasurie dhe fragment të hartës kadastrale nëpërmjet portalit e-Albania.

Progresi i Legalizimit të Ndërtimeve Informale, është pjesë e zbatimit të ligjit nr. 20/2020, që përcakton vitin 2028 si afat përfundimtar për përmbylljen e proceseve kalimtare të pronësisë.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEuropa League, katër arbitra shqiptarë në ndeshjen Hoffenheim – FCSB
Artikulli tjetërGJKKO konfiskon pasuri me vlerë tregu rreth 1 milion euro