Ballina Aktualitet

Zgjedhjet 2025, Zagoec: Administrata zgjedhore duhet të jetë e pavarur

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Është zhvilluar ditën e sotme në Tiranë e Konferenca me temë: “Depolitizimi i Administratës Zgjedhore – Nevoja për Punëtorë Profesionistë elektoralë”. Konferenca vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 Majit. I pranishëm në konferencë ishte dhe kreu i KQZ, Ilirian Celibashi.

Gjatë fjalës së tij, anëtari zëvendësues i Komisionit të Venecias, Sasa Zagoec, tha se është i rëndësishëm depolitizimi i administratës zgjedhore.

Ai u shpreh se Komisioni i Venecias është i gatshëm të ndihmojë për një proces të rregullt, duke shtuar se është e rëndësishme që administrata ligjore të jetë e pavarur.

“Komisioni i Venecias, me opinionet e veta, mund të identifikojnë mundësi përmirësimi. Është detyrë e organeve të nënvizojnë çështje që i konsiderojnë të rëndësishme për t’i diskutuar. Administrata zgjedhore profesioniste dhe e pavarur është e rëndësishme për zgjedhje të lira dhe të drejta. Partitë politike duhet të përfaqësohen në mënyrë të barabartë. Kodi thekson se anëtarët që mund të emërohen nuk mund të largohen sipas dëshirës, ndaj është me rëndësi që të gjitha çështjet t’i diskutojmë përpara. Shpresoj që debati të jetë sa më i frytshëm”, tha ai.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden: Mbështesim një proces tranzicioni në Siri nën kujdesin e OKB-së dhe udhëheqjen e sirianëve
Artikulli tjetërFOKUS – Cilat ishin fjalët më të kërkuara në Google për vitin 2024?