Ballina Bota

SHBA – Biden: Mbështesim një proces tranzicioni në Siri nën kujdesin e OKB-së dhe udhëheqjen e sirianëve

UASHINGTON, 10 dhjetor /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se do të mbështesë plotësisht një proces tranzicioni në Siri që do të zhvillohet nën kujdesin e OKB-së dhe udhëheqjen e sirianëve, në përputhje me rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se presidenti amerikan Biden ka zhvilluar bisedë telefonike me mbretin Abdullah II të Jordanisë, ku kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Siri dhe Rripin e Gazës.

Biden tha se do të mbështesë plotësisht një proces tranzicioni që do të zhvillohet nën kujdesin e OKB-së dhe nën udhëheqjen e sirianëve, në përputhje me rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Gjatë bisedës u diskutua edhe për masat që mund të ndërmerren për të parandaluar rishfaqjen e DEASH-it në vend dhe për sulmet ajrore të kryera nga SHBA-të një natë më parë.

Të dy liderët diskutuan për procesin e mundshëm të armëpushimit në Rripin e Gazës, përfshirë lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare për Gazën.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBE konfirmon se më 17 dhjetor zhvillohet raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi
Artikulli tjetërZgjedhjet 2025, Zagoec: Administrata zgjedhore duhet të jetë e pavarur