Ballina Bota

TURQI – Erdogan: Siria duhet të qeveriset nga sirianët

ANKARA, 10 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti turk Rexhep Tajip gjatë një bisede telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte i tha atij se ’’Ankaraja ka mbrojtur ruajtjen e integritetit territorial dhe stabilitetit të Sirisë që nga dita e parë e luftës civile” dhe se ”Siria duhet të qeveriset nga sirianët’’.

“Turqia do të vazhdojë të bëjë më të mirën për të ndërtuar një Siri të tërë të pastruar nga terrorizmi”, shtoi lideri turk.

Edhe presidenti amerikan Joe Biden nga ana e tij dha një opinion se si e mendon ai qeverisjen e Sirisë.

‘’Ne do të mbështesim plotësisht një proces tranzicioni në Siri që do të zhvillohet nën kujdesin e OKB-së dhe udhëheqjen e sirianëve, në përputhje me rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së’’, theksoi Biden./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFetai: Siguria kibernetike, një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballemi
Artikulli tjetërTransformimi digjital, Rama: Printim i parave e letrave me vlerë në vend, identifikim nga telefoni