Ballina Flash

Politika për parandalimin e dhunës në punë, prezantohet drafti me ekspertizën e huaj

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Për herë të parë, bashkitë Durrës, Lezhë dhe Kurbin do të kenë politikë për parandalimin dhe adresimin e dhunës dhe ngacmimit seksual në mjedisin e punës, falë mbështetjes dhe ekspertizës së ofruar nga PNUD.

Prezantimi i draftit të parë të kësaj politike u bë në një takim, ku morën pjesë përfaqësues dhe drejtues të bashkive Durrës, Lezhë dhe Kurbin, Shërbimeve Sociale dhe Qendrave “Fuqizojmë Komunitetin” në këto tre bashki.

Qëllimi i kësaj politike është të nxisë, promovojë dhe garantojë krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm pune duke parandaluar, reduktuar dhe eliminuar çdo formë të dhunës, diskriminimit, ngacmimit, ngacmimit seksual dhe abuzimit me autoritetin në mjedisin e punës.

Kjo nismë është pjesë e programit “Fuqizojmë Komunitetin”, një iniciativë e UNDP Shqipëri, financuar nga USAID/Albania dhe zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bashkitë Durrës, Lezhë dhe Kurbin si dhe organizatat e linjës. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINEMA – Golden Globes shpall nominimet ndërsa gara për Oscar ”nxehet”
Artikulli tjetërHasani përfundon vizitën në Katar: Rritje e bashkëpunimit ekonomik dhe politik