Ballina Flash

Shqipëria me 3 peshëngritës në Botërorin e Bahreinit

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Ekipi Kombëtar i peshëngritjes ka mbërritur në Manama të Bahreinit, ku po mbahet Kampionati Botëror.

I pranishëm në seancën stërvitore të së shtunës ka qenë edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, Fidel Ylli, i shoqëruar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza dhe nga anëtari i Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Astrit Hasani.

Kampionati Botëror i Peshëngritjes ka nisur më 6 dhjetor dhe përfundon më 15 dhjetor.

Sporti ynë i traditës do të përfaqësohet sërish me 3 peshëngritës të nivelit të lartë, dy kampionët me eksperiencë Erkand Qerimaj dhe Briken Calja dhe të riun me një të ardhme premtuese, Kristi Ramandani.

Briken Calja do të garojë në peshën deri në 73 kg dhe Erkand Qerimaj së bashku me Kristi Ramadanin do të garojnë në peshën deri në 81 kg.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja: 8 Dhjetori 1990, moment historik që ndryshoi drejtimin e Shqipërisë
Artikulli tjetërBasha: Moment reflektimi mbi idealet e tradhtuara të Dhjetorit të ’90-ës