Ballina Aktualitet

Basha: Moment reflektimi mbi idealet e tradhtuara të Dhjetorit të ’90-ës

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha përkujtoi sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë dhe Lirisë, duke vlerësuar guximin dhe vizionin e studentëve të Dhjetorit ’90.

Në një postim në Facebook, Basha thekson se, kjo ditë shërben si një kujtesë për sakrificën ndaj diktaturës dhe si një thirrje për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Basha u bën thirrje të rinjve shqiptarë që të ndjekin shembullin e studentëve të Dhjetorit dhe të punojnë për një Shqipëri ku talenti, merita dhe mundësitë reale janë prioritet. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së lirisë dhe demokracisë si trashëgimi e çmuar, duke apeluar për përkushtim të vazhdueshëm për një epokë të re shprese, zhvillimi dhe drejtësie.

“Është një moment reflektimi mbi idealet e tradhtuara të atij Dhjetori nga ata që e mbajtën peng Shqipërinë duke përvetësuar dhe vonuar ëndrrën e Shqipërisë si Evropa”, shkruan Basha në postimin e tij.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria me 3 peshëngritës në Botërorin e Bahreinit
Artikulli tjetërUASHINGTON – SHBA njofton 988 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën