Ballina Aktualitet

Të dënuar nga GJKKO për korrupsion, arrestohen 4 persona në Tiranë

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Katër persona të dënuar për korrupsion nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, janë arrestuar ditën e sotme.

Arrestimi u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Tiranë.

Sipas policisë janë vënë në pranga shtetasit: “E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim;

Xh., 50 vjeç, banues në Tiranë, (punonjës Policie) pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

N., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 9 muaj e 25 ditë burgim për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;”.

O., 28 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë. /m.q/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Scholz: I bindur për zhvillimin e strategjisë për Ukrainën me presidentin Trump
Artikulli tjetërKadastra, 65 vendime legalizimi në Shkodër për muajin nëntor