Ballina Ekonomi

Kadastra, 65 vendime legalizimi në Shkodër për muajin nëntor

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Kadastra Shqiptare njoftoi sot për publikimin e 65 vendimeve legalizimesh në bashkinë Shkodër, për muajin Nëntor.

Vijueshmëria e procesit të legalizimeve, i’u siguron qytetarëve të drejtën e pronësisë mbi ndërtimet pa leje, sipas kuadrit ligjor dhe afateve të përcaktuara.

Kadastra publikoi linkun ku gjenden emrat e 65 përfituesve të vendimit për legalizimin e ndërtimit informal, të cilët janë vetëdeklaruar në Drejtorinë Vendore ASHK Shkodër.

“Banorët aplikues mund të kontrollojnë listën duke klikuar në link më poshtë.

https://www.ashk.gov.al/…/VENDIME-1040-Nentor-DVASHK…“, shkroi KSH në rrjete sociale.

Kadastra bën të ditu se, vetëm pas 30 ditësh nga data e njoftimit, qytetrët mund të aplikojnë për regjistrimin e tij, si dhe për pajisjen me certifikatë pronësie, kartelë pasurie dhe fragment të hartës kadastrale nëpërmjet portalit e-albania.

/e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë dënuar nga GJKKO për korrupsion, arrestohen 4 persona në Tiranë
Artikulli tjetërMiratohet numri i mandateve për çdo qark; Tirana bëhet me 37, një i hiqet Korçës