Ballina Ekonomi

Kompanitë, 12,3 miliardë lekë fitim nga sigurimi i detyrueshëm motorik

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – tetor 2024 arritën rreth 12,3 miliardë lekë, ose 7,90 % më shumë se në periudhën janar – tetor 2023.

MTPL e brendshme, sigurimi i cili mbulon rastet në të cilat klienti është fajtor/shkaktar i dëmit, në periudhën janar – tetor 2024, pati një rritje prej 9,85 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9,56% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vëllimi i primeve të shkruara bruto nga kartoni jeshil në periudhën janar – tetor 2024 pati një rritje prej 2,21%.  Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 19,98% krahasuar me periudhën janar – tetor 2023.

Primet nga sigurimi kufitar, në periudhën janar – tetor 2024, patën  ulje me 11,06%, krahasuar me periudhën janar – tetor 2023. Edhe numri i kontratave u ul me 11,39%. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Ndalen dy motorë të Evropës: Franca i bashkohet Gjermanisë në kaosin politik
Artikulli tjetërBerisha takim me ish-senatorin italian, Antonio Razzi