Ballina Flash

Berisha takim me ish-senatorin italian, Antonio Razzi

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti në një takim ish-senatorin dhe gazetarin italian, Antonio Razzi.

Razzi tani kryeson lëvizjen “Gjithmonë pro Trump.”

Berisha bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri.

“Diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet dramatike në Shqipëri, instalimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë nga Edi Rama dhe rikthimin e farsës zgjedhore, burgosjeve dhe proceseve politike për kundërshtarët politikë, mbi zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona mike dhe forcave tona politike të qendrës së djathtë”, u shpreh Berisha.

Në takim ishin të pranishëm nënkryetari i PDSH, Oerd Bylykbashi, deputeti, Tritan Shehu, ish-kandidati i PDSH për kryetar të bashkisë Lushnjë, Elton Bano. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKompanitë, 12,3 miliardë lekë fitim nga sigurimi i detyrueshëm motorik
Artikulli tjetërKOREJA E JUGUT – Jep dorëheqjen Han Dong-hoon, lideri i partisë në pushtet