Ballina Flash

Siguria në Kosovë, Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-s në Bruksel

PRISHTINË, 5 dhjetor/ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani është u sot në Bruksel me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus.

Në këtë takim u diskutua mbi angazhimet e përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë,  shkruan Osmani në Facebook.

“Sot në NATO, në diskutime me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus, për punën dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë”.

Takimi me zyrtarët e lartë të NATO-s vjen pak ditë pas sulmit terrorist në kanalin e “Ibër-Lepencit” në veri, për të cilin Kosova akuzoi Serbinë.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistria e Mbrojtjes bashkon sportin me historinë për 80-vjetorin e Çlirimit dhe 112-vjetori i FA
Artikulli tjetërFOKUS – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse diskuton tensionet ushtarake me homologun amerikan