Ballina Flash

Beci: Më shumë mbështetje për fëmijët me aftësi të veçanta


TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Fëmijët e Qendrës së Zhvillimit në Shkodër zhvilluan sot një panair artizanal si dhe aktivitete festive në kuadër të festave të fundvitit.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u bë sot pjesë e këtyre aktiviteteve, ndërsa nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së këtyre fëmijëve.

“Ata më befasuan me gjallërinë dhe pozitivitetin e tyre. Punimet e tyre fantastike, po edhe energjia që ata japin janë një mesazh për të gjithë ne që duhet të bëjmë më shumë për këtë kategori”, tha Beci.

Beci përgëzoi njëkohësisht stafin e këtij institucioni rezidencial për përkujdesjen dhe punën humane që bëjnë çdo ditë.

/m.m/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBlushi me Misionin e Vlerësimit të Nevojave nga OSBE: Nevojë alarmante për zbatimin rigoroz të Kodit Zgjedhor
Artikulli tjetërAKZM konsultim publik për “Hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Malit të Tomorit”