Ballina Flash

AKZM konsultim publik për “Hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Malit të Tomorit”

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njoftoi organizimin e konsultimit të parë publik, në kuadër të nisjes së procesit të punës për “Hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Parkut Kombëtar Mali i Tomorit”.

E praninshme në këtë konsultim ishte edhe drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe ekipi i kompanisë fituese që do të hartojë dokumentin e PIM. Në këtë konsultim u prezantuan elementët kyç të strukturës së planit, duke vënë theksin dhe rëndësinë e angazhimit të palëve të interesuara në këtë proces. Hartimi i PIM do të bazohet në një qasje të re gjithëpërfshirëse, pa u kufizuar domosdoshmërisht në aspekte të ndryshme fizike, sociale, ekonomike dhe ekologjike të parkut.

Së bashku me të gjithë palët e interesit, bizneset, organizatat, përfaqësues të pushtetit lokal, komuniteti etj., u ndanë mendime dhe rekomandime për t’u marrë në konsideratë gjatë procesit në vazhdim, me qëllim hartimin e një dokumenti sa më praktik, real dhe të zbatueshëm, për një menaxhim efektiv të parkut.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBeci: Më shumë mbështetje për fëmijët me aftësi të veçanta
Artikulli tjetërSHBA – Hiqet paralajmërimi për cunami, pas një tërmeti 7,0 ballë në brigjet e Kalifornisë Veriore