Ballina Flash

Superkupa e Shqipërisë, Egnatia – Kukësi luhet në “Arenën Kombëtare” më 26 dhjetor, në orën 19:00

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Superkupa e Shqipërisë, Egnatia – Kukësi, do të luhet më 26 dhjetor, në orën 19:00. Dueli i fundit për këtë vit dhe trofeu i parë sezonal do të vendoset në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Një ndeshje interesante pritet mes dy ekipeve që do të kërkojnë me çdo kusht trofeun e Superkupës. Egnatia vjen në këtë sfidë si kampione e Shqipërisë dhe fituese e Kupës, ndërsa Kukësi si finalisti i Kupës së Shqipërisë.

Në ditët në vijim, FSHF do të nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë takim.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBE, mbështetje Policisë së Shtetit në zbulimin e armëve dhe narkotikëve
Artikulli tjetërBolonjë, Begaj: Mbështes çdo nismë që forcon lidhjet midis arbëreshëve, shqiptarëve dhe Italisë