Ballina Ekonomi

Skema e Trajnimit në Bujqësi, Denaj: Përgatisim fermerët për sfidat e integrimit në BE

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Skema Kombëtare e Trajnimit në Bujqësi ka sjellë një kontribut të ndjeshëm në përmirësimin e kapaciteteve të fermerëve.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte sot në Lushnjë, ku bashkë me zv/ministrin Dhimitër Kote, drejtues të AREB Lushnjë, rektorin e UBT, prof. Fatbardh Sallaku, fermerë, specialistë dhe studentë morën pjesë në një ditë fushore në fermën e ullinjve të fermerit Bari Tusha, në kuadër të Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi.

Denaj u shpreh se, Skema Kombëtare e Trajnimit në Bujqësi ka sjellë një kontribut të ndjeshëm në përmirësimin e kapaciteteve të fermerëve dhe specialistëve në të gjithë sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë.

“Kjo skemë ka krijuar një model të mirë për integrimin e metodave të qëndrueshme dhe teknologjive inovative në sektorin bujqësor, duke përgatitur fermerët për sfidat e ardhshme të integrimit në BE”, nënvizoi Denaj.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAtmosferë festive në kryeqytet, Rama: Tirana gati për dhjetorin e festave
Artikulli tjetërKIEV – Zelensky kritikon Scholzin për bisedën telefonike me Putinin