PHENIAN, 30 nëntor /ATSH-ANSA/ – Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un shprehu mbështetjen e plotë për luftën e Moskës kundër Ukrainës dhe dënoi SHBA-në dhe Perëndimin për lejimin e Kievit të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi në sulmet kundër Rusisë, duke e quajtur masën një ndërhyrje ushtarake “të drejtpërdrejtë”.
Duke takuar ministrin rus të mbrojtjes Andrei Belousov në Phenian të premten, Kim, mes bashkëpunimit ushtarak dypalësh të thelluar, e quajti atë “ushtrim të së drejtës së vetëmbrojtjes nga Rusia”.
”Do të ndërmarrim veprime për t’i bërë ata të paguajnë çmimin”, thekoi ai. /os/























