Ballina Bota

BRUKSEL – Arrihet marrëveshja për të mbështetur ekipin e ri të BE-së

BRUKSEL, 20 nëntor /ATSH-AFP-DPA/ – Grupet kryesore politike të Parlamentit Evropian arritën një marrëveshje për t’i dhënë dritën jeshile ekipit të ri ekzekutiv të BE-së, pas një jave ngërçi që kërcënoi të prishte procesin, thanë zyrtarë nga tre partitë.

Udhëheqësit e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, socialistët dhe demokratët e qendrës së majtë dhe centristët e ”Renew” kanë rënë dakord të mbështesin ekipin prej 27 anëtarësh, duke i hapur rrugën konfirmimit nga parlamenti javën e ardhshme.

Komisioni i ri i kryesuar nga presidentja Ursula von der Leyen tani është në rrugën e duhur për të filluar punën më 1 dhjetor, në pritje të një votimi përfundimtar në seancën plenare të parlamentit, ku miratimi konsiderohet i mundshëm.

Krahu i fuqishëm ekzekutiv i BE-së është i vetmi institucion i BE-së që mund të propozojë ligje, të cilat më pas negociohen nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDelegacioni i BERZH takim në MEKI, në fokus tërheqja e investimeve
Artikulli tjetërInsidor Rexhepi emërohet drejtor i “Antikorrupsionit”