Ballina Flash

Mbrojtja e të dhënave personale në arsim, OSBE dhe Komisioneri Dervishi takim ndërgjegjësues në Korçë

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Mbrojtja e të dhënave personale nuk ka qenë kurrë më urgjente dhe fusha e arsimit nuk bën përjashtim.

Prezenca e OSBE-së në Tiranë, bashkë me Komisionerin për Informimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi ishin sot në Korçë, ku prezantuan gjetjet e rekomandimit unifikues për sektorin e arsimit të mesëm të lartë dhe modulin trajnues për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë lundrimit në internet.

Kjo veprimtari mblodhi mbi 100 pjesëmarrës, drejtues shkollash, mësues, nxënës dhe prindër, të ardhur nga institucionet arsimore që mbulon Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë.

Përfshirja e të gjithë aktorëve luan një rol thelbësor në shpërndarjen e informacionit rreth legjislacionit dhe procedurave, si edhe në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale, thekson prezenca e OSBE-së.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNgjarja në Shkodër, Hoxha: Të zbardhet plotësisht, autorët duhet të shkojnë prapa hekurave
Artikulli tjetër14 Nëntori, Dita Botërore e Diabetit