Ballina Flash

Reportazhi i televizionit gjerman “ARD1”: Riviera shqiptare – atje dua të shkoj!

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Televizioni gjerman ARD1 i ka kushtuar një reportazh prej 30 minutash rivierës shqiptare duke përshkruar bukuritë e bregdetit tonë.

Me titullin “Riviera shqiptare-atje ku dua të shkoj”, televizioni i njohur gjerman ka udhëtuar në jug të vendit duke i njohur të gjithë me bukuritë turistike të Shqipërisë.

“Jugu i Shqipërisë ofron një përvojë pushimesh verore që shumë nuk do ta imagjinonin kurrë në Evropë”, theksohet ndër të tjera nga ARD1

“Ujë i kaltër, fshatra bregdetare piktoreske dhe mikpritje e ngrohtë – një parajsë mesdhetare, shumë më afër nga sa mendoni. Reportazhi “Da will ich hin!” (Atje dua të shkoj!) i televizionit ARD na merr me vete në një udhëtim në bregdetin jugor të Shqipërisë”, shkruan në një postim në rrjetet sociale Ambasada Gjermane në Tiranë e cila ka publikuar edhe reportazhin e ARD1.

Simin Sadeghi e nis aventurën e saj shqiptare me ishujt e Ksamilit, në skajin më jugor të vendit, ku Greqia duket në horizont. Lirinë me tërë kuptimin e fjalës ajo e përjeton në rrugën bregdetare SH8, ku ka gjithmonë detin në të djathtë dhe malet në të majtë.

Ajo zbulon qytetin e Gjirokastrës me rrugët e bukura dhe kështjellën e saj historike dhe gjithashtu informohet plotësisht për të kaluarën e errët të Shqipërisë.

Një peshkatar midhjesh e merr atë në një varkë në liqenin e Butrintit dhe në një kopësht ajo njihet me gjërat më të mira të kuzhinës shqiptare.

Me një vendas ajo zbulon fshatin piktoresk të Qeparoit dhe shijon ujin e pastër në plazhin e Borshit. /a.f/ /a.j/

https://www.ardmediathek.de/video/da-will-ich-hin/albanische-riviera-da-will-ich-hin/sr/Y3JpZDovL3NyLW9ubGluZS5kZS9EV0lIXzE0NjU0NA?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR2FXr1x1mUMOlveQuf3qFaxjyo4VHUufJNYLi93N-0DyA1IqSTWs2PTOJI_aem_RqDScFJ-NG7zYFki3Ea6oQ

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBardhi: Po shkelet ligji, Gjykata nuk zbardh vendimin për burgosjen e Salianjit
Artikulli tjetërGonxhja: Sitet kulturore pritën më shumë se 1,2 milionë vizitorë në 10 muaj