Ballina Aktualitet

Basha: Brinjët e Trekëndëshit të Bermudës po bien

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News duke folur për klasën e vjetër politike që e ka etiketuar si “Trekëndëshi i Bermudës”, tha se në dialektikën normale të një shoqërie, o bie shoqëria o bie sistemi që e mban peng zhvillimin e shoqërisë.

Basha tha se brinjët e trekëndëshit po bien të treja një nga një.

“Trekëndëshi i Bermudës ishte përkufizim i imi, i një realiteti që besoj të gjithë shqiptarët e kuptonin pse pati kaq sukses si frazë” tha Basha.

“E kam pasur bindje, se në dialektikën normale të një shoqërie, o bie shoqëria o bie sistemi që e mban peng zhvillimin e shoqërisë”, u shpreh ai.

Basha shtoi më tej se, “brinjët mbajnë në këmbë njëri-tjetrin. Kështu që do bien të treja një nga një siç po bien”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Harris premton të ndihmojë Trumpin për tranzicionin e pushtetit
Artikulli tjetërSHBA – Melania, përjetësisht modeste, rikthehet në Shtëpinë e Bardhë