Ballina Flash

Organizonin lojëra fati të paligjshme, policia: Katër të arrestuar në Kamzë

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Në kuadër të operacionit policor “Poker 5”, policia ka arrestuar 4 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal në Kamzë.

Policia bën të ditur se u arrestuan shtetasit: K. V., 69 vjeç, banues në Valias, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 197, 198 dhe 180 të Kodit Penal; Sh. M., 46 vjeç, T. Z., 58 vjeç dhe G. H., 40 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjatë operacionit, siç njofton policia janë kanë kapur në flagrancë këta 4 shtetas, duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal në administrim nga shtetasi K. V., në rrugën “Roma”, Kamzë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri me çipsa, 2 tavolina të tjera të përshtatura për lojëra të palejuara dhe kompjutera me faqe që shërbejnë për lojëra fati.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPër herë të parë në Shqipëri organizohet Kampionati Botëror për të rritur në mundje
Artikulli tjetërPërfaqësues të Ambasadës britanike takim me zyrtarë të PD-së