Ballina Aktualitet

Hapja e negociatave, Osmani: Moment i rëndësishëm për Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani uroi sot Shqipërinë për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani e cilësoi çeljen e negociatave për grup-kapitullin e parë, si një hap të madh drejt një të ardhme më të ndritur dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

“Urime Shqipërisë për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Hapja e kapitujve të anëtarësimit e afron Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritur dhe të begatë për të gjithë qytetarët e saj”, shkruan Osmani.

Sipas saj, “Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit do të vazhdojnë avancimin në rrugëtimin e tyre drejt BE-së”.

“Ky proces është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën”, u shpreh Osmani.

/m.m/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet 2025, KQZ kërkon buxhet për 395 punonjës të rinj
Artikulli tjetërThesaret e Muzeut Historik Kombëtar, në Kalanë e Shkodrës