Ballina Aktualitet

23 oficerë përfundojnë kursin e 7-të të Hetimit të Krimit nga ICITAP

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ 23 oficerëve, prej të cilëve 20 nga Policia e Shtetit dhe 3 nga Drejtoria e Burgjeve, përfunduan me sukses kursin e 7-të të Hetimit të Krimit.

Këtë javë, misioni i Departamentit të Drejtësisë i SHBA, Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) në Tiranë, iu bashkua Akademisë Shqiptare të Sigurisë dhe Policisë së Shtetit për të shënuar këtë diplomim, njoftoi sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Ky trajnim i specializuar është pjesë e një nisme të ICITAP që synon të forcojë dhe të çojë më tej aftësitë e oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të gjithë personelit të zbatimit të ligjit të përfshirë në hetimin e krimit, në të gjitha nivelet sipas standardeve kombëtare të pranuara.

Që nga viti 2005, ICITAP ka pasur një partneritet të qëndrueshëm me Akademinë e Sigurisë duke kontribuar në trajnimin dhe zhvillimin profesional të Policisë së Shtetit.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Hamasi konfirmon vdekjen e komandantit në sulmin izraelit në Liban
Artikulli tjetërDita Ndërkombëtare e Mësuesit, Gonxhja: 1759 mësimdhënës japin kontributin e tyre në arsimin profesional